Italia i beson precedentëve: Shqipërinë e kemi mundur gjithmonë!

Me afrimin e së shtunës Italia ka nisur që të përgatitet edhe në medie për duelin me Shqipërinë duke vënë në dukje historikun e takimeve mes dy përfaqësueseve.

Mediet italiane nxjerrin në pah faktin se Shqipëria është një njohje e vjetër pasi dy skuadrat janë përballur plot katër herë me njëra-tjetrën.

Për herë të parë Shqipëria u ndesh me Italinë në nëntor të 2014, në një miqësore të mbajtur në Xhenoa. Në “Marassi” ishin plot 15.000 mijë tifozë shqiptarë. Më pas të dy ekipet luajtën në 2017-ën pasi bënin pjesë në të njëjtin grup eliminator të Botërorit 2018. Fqinjët fituan ndeshjen në Palermo dhe Shkodër. Në nëntor të 2022 “të kaltrit” fituan edhe një tjetër ndeshje përballë Shqipërisë.

Në total Italia i ka shënuar Shqipërisë 7 gola në këto katër ndeshje ndërsa kuqezinjtë një.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.