Dy anije të klasit “Vedeta 2000” i shtohen flotës së shtetit shqiptar falë bujarisë së popullit italian, duke shtuar kapacitetet në angazhimin e përbashkët të dy vendeve për forcimin e sigurisë kufitare dhe luftën kundër trafiqeve dhe kontrabandës.
Në fjalën e tij në ceremoninë e dorëzimit të dy anijeve të klasit “Vedeta 2000”, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu bëri me dije se ky është vetëm akti i parë i dhurimit, pasi do të pasohet nga dy veprime të tjera, dy njësi lundruese për rojen bregdetare dhe një njësi luftarake për forcën detare.
Vengu theksoi se, anijet e dhuruara nga Italia, do të luajnë një rol të rëndësishëm për mbrojtjen e kufirit detar, ruajtjen e sigurisë së shtetasve shqiptarë e italianë dhe turistëve që vizitojnë Shqipërinë.
“Akt dhurimi, është akti i parë i dhurimit të dy anijeve lundruese, i cili do pasohet nga dy veprime të tjera, dy njësi lundruese për rojen bregdetare dhe një njësi luftarake për forcën detare. Ky akt, është vazhdimësi e përbashkët e dy qeverive për luftën kundër trafiqeve dhe forcimin e sigurisë kufitare.
Këto anije do luajnë një rol të rëndësishëm për mbrojtjen e kufirit detar, ruajtën e sigurisë së shtetasve shqiptarë dhe italianë, si dhe të turistëve që vizitojnë bregdetin tonë”, deklaroi Vengu.
Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…
Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…
Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…
Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…
Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…
This website uses cookies.