Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, ka publikuar listën e lojtarëve të thirrur për ndeshjen e dyfishtë ndaj Gjermanisë, e vlefshme për çerekfinalet e Ligës A të Ligës së Kombeve. Ftesa e parë për Matteo Ruggerin e Atalantës dhe për Cesare Casadei të Torinos. Rikthehet Matteo Politano pas një viti e gjysmëm bashkë me Mattia Zaccagni. Federico Dimarco nuk u thirr dhe do të ketë kohë të rikuperohet sa më mirë nga dëmtimi.
Italia do të nisë grumbullimin të dielën në mbrëmje në Appiano Gentile për t’u përgatitur për ndeshjen e parë, të planifikuar për të enjten më 20 mars në San Siro.
Më pas do të ndalet në selinë e Interit deri në pasditen e së shtunës 22 mars, kur është planifikuar të niset për në Dortmund, ku do të dalë në fushë për ndeshjen e kthimit të dielën më 23 mars.
Lista:
Portierë: Gianluigi Donnarumma (Paris Saint-Germain), Alex Meret (Napoli), Guglielmo Vicario (Tottenham);
Mbrojtësa: Alessandro Bastoni (Inter), Alessandro Buongiorno (Napoli), Riccardo Calafiori (Arsenal), Andrea Cambiaso (Juventus), Pietro Comuzzo (Fiorentina), Giovanni Di Lorenzo (Napoli), Federico Gatti (Juventus), Matteo Ruggeri (Atalanta), Destiny Udogie (Tottenham);
Mesfushorë: Nicolò Barella (Inter), Cesare Casadei (Torino), Davide Frattesi (Inter), Samuele Ricci (Torino), Nicolò Rovella (Lazio), Sandro Tonali (Newcastle);
Sulmuesa: Moise Kean (Fiorentina), Lorenzo Lucca (Udinese), Daniel Maldini (Atalanta), Matteo Politano (Napoli), Giacomo Raspadori (Napoli), Mateo Retegui (Atalanta), Mattia Zaccagni (Lazio).
Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda ka bërë publike listën e futbollistëve që do…
McLaren dominon provat zyrtare të Çmimit të Madh të Australisë. Lando Norris fiton Pole Position…
Kombëtarja shqiptare është gati për rrugëtimin e ri në kualifikueset e Kupës së Botës 2026.…
“Debati për Brrutin krijon tension dhe presion për lojtarin? Unë jam trajneri i parë i…
Trajneri i kombëtares shqiptare, Silvinjo ka folur për mediat në prag të ndeshjeve kualifikuese të…
Statistikat botërore tregojnë se mbi 850 milionë persona në të gjithë botën vuajnë nga sëmundja…
This website uses cookies.