Lajme

Italia kërkon ndryshimin e marrëveshjes për emigrantët: Kompetencat t’i kalojnë Tiranës

Qeveria italiane është e vendosur të mos pezullojë marrëveshjet me Tiranën për emigrantët dhe për këtë, duket se po përgatit një dekret të ri, ku t’i kalojë kompetencat e qendrave pritëse në Gjadër dhe Shëngjin në juridiksionin e Tiranës. E gjitha kjo duket se po bëhet nga qeveria Meloni për të shmangur që vendimet e Gjykatës së Romës të mos refuzojnë qëndrimin e emigrantëve dhe se kampi i Gjadrit të mos mbetet bosh për muaj të tërë.

Këtë e bëri ditur ministri për Çështjet e BE-së, Tommaso Foti, i cili tha se do të shihet nëse qeveria do të ndërhyjë me një dekret të ri ligjor “përpara vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, i cili mund të arrijë jo më herët se marsi, i cili pritet të mblidhet më 25 shkurt”.

Duke kërkuar një mënyrë, pas tre refuzimeve radhazi të ndalimeve të emigrantëve nga gjyqtarët e Emigracionit dhe Gjykata e Apelit, qeveria mendon se qendrat të mund të menaxhohen nga Tirana dhe jo më nga Roma.

Ideja se një dekret e i tillë mund të realizohet ka nxitur edhe reagimet e opozitës në Itali, duke e cilësuar “djallëzore” këmbënguljen e qeverisë për të vijuar më marrëveshjen e emigrantëve, kundër vendimit të gjykatës.

“Këmbëngulja është djallëzore. Qeveria duhet të ndalojë këtë çmenduri institucionale që po krijon një përplasje të paprecedentë mes pushteteve dhe humbje burimesh. Mbyllni këtë faqe të turpshme, kërkoni falje dhe dhuroni 800 milionë eurot e destinuara për një qendër çnjerëzore dhe të padobishme për shëndetin dhe sigurinë”

“Ata tani janë futur në një rrëmujë, për të dalë prej saj duhet të heqin dorë nga ‘aventura shqiptare’ dhe të mos shpërdorojnë paratë e italianëve”.

“A nuk mjaftuan vendimet e gjykatave të të gjitha niveleve për të thënë se është një procedurë jolegjitime? Të gabosh është njerëzore, të ngulmosh është meloniane” ishin disa nga deklarata e deputetëve të opozitës italiane.

Megjithatë, nisma nuk duket se do të diskutohet së shpejti në një mbledhje të Këshillit të Ministrave, por është një ide që po qarkullon prej ditësh në qeverinë Meloni.

Me vendimin e Gjykatës së Apelit të Romës, 43 emigrantët e vendosur në kampin e Gjadrit u rikthyen sërish në Itali, ku do t’i shqyrtohen kërkesat për azil.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kombëtarja e vajzave vijon përgatitjet për ndeshjen ndaj Ukrainës

Kombëtarja shqiptare e vajzave po vijon përgatitjet për ndeshjen e parë të Nations League ndaj…

4 hours ago

Milani e bën dramë, eliminohet nga Champions

Në ndeshjen e dytë të play-off-it të Champions League, Milani nuk shkoi përtej barazimit 1-1…

4 hours ago

Bayern e Benfica kualifikohen, Atalanta dorëzohet

Në një ndeshje të luftuar, Bayern arriti të eliminojë Celtic nga Champions League, pavarësisht shfaqjes…

4 hours ago

Eurovizion- “Shkodra Elektronike” mbyll xhirimet e videoklipit, zbulojnë datat e turit në Europë

Shkodra Elektronike ka realizuar videoklipin e këngës “Zjerm” me të cilën do përfaqësojnë Shqipërinë në…

4 hours ago

Trump fajëson Ukrainën për luftën me Rusinë: Mund të kishit bërë një marrëveshje

Pak pas bisedimeve të mbajtura mes liderëve të lartë amerikanë e rusë në Arabinë Saudite,…

4 hours ago

Votimi i diasporës më 11 maj, KQZ: 150 mijë shtetas të regjistruar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat lidhur me numrin e shqiptarëve që jetojnë…

4 hours ago

This website uses cookies.