Italia mbështet Ukrainën, planifikon ta furnizojë me raketa Storm Shadow
Italia planifikon të furnizojë Ukrainën me raketat me rreze të gjatë veprimi Storm Shadow, sipas mediave Italiane. Këto armë do të jenë pjesë e paketës së nëntë të ndihmës ushtarake italiane për Ukrainën për të cilën ministri i mbrojtjes Guido Krosetto pritet të raportojë në fund të këtij muaji para komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e shërbimeve të inteligjencës.
Pjesë e kësaj pakete, sipas mediave italiane, është edhe sistemi I mbrojtjes ajrore SAMP/T. Ukraina ka marrë dhe në vitin 2023 një sistem të tillë mbrojtës nga Italia. Të gjitha armatimet që Italia ka dërguar deri tani në Ukrainë janë konsideruar si sekret zyrtar dhe nuk është bërë asnjëherë e ditur lista e saktë e këtyre armëve.