Italia siguron kualifikimin, Zaccagni bën heroin
Italia është në fazën e 16-shes të Euro 2024 dhe do të përballet me Zvicrën në Berlin. Barazimi 1-1 në Leipzig ishte i jashtëzakonshëm, duke eliminuar Kroacinë e Modric në minutën e 98-të të një ndeshje të luajtur jo mjaftueshëm nga ana e italianëve, të cilët u shpëtuan shtatë sekonda nga fundi nga një gjuajtje me të djathtën nga Zaccagni. Më parë kishte shënuar Modric, i cili zhbllokoi sfidën në minutën e 55-të pas një penalltie të pritur nga Donnarumma, më pas pulsimi i fundit i buzëqeshi Spallettit.
KROACI-ITALI 1-1
Mbyllet sfida, Kroaci-Itali 1-1, me skuadrën e Spalletti-t që siguron kualifikimin për në fazën e 16-shes në Euro 2024.
90’+8 – Pikërisht kur dukej se Kroacia po kalonte në vendin e dytë, është Italia ajo që duket se do ta bëjë këtë dhe çfarë përfundimi nga Zaccagni, i cili firmos për 1-1.
80’ – Autori i golit, Luka Modriç largohet nga fusha e lojës, në vendin e tij Lavro Majer
55′- Goli i Kroacisë: shënon Modric. Gabim i rëndë në mbrojtje nga Italia, që i mundëson Modric të korrigjohet menjëherë pas gabimit nga pika e bardhë. Përballë Donnarumma-s, këtë herë numri dhjetë kroat nuk gabon.
54’ – Prekje e topit me dorë në zonë nga Frattesi: Donnarumma i pret penalltinë Modric! Papritmas loja ndizet. Pas një prekjeje me dorë në zonë nga Frattesi, arbitri tërhiqet nga VAR-i dhe pas rishikimit të pamjeve jep penalltinë. Modric shkon për të goditur, por Donnarumma bën një pritje të shkëlqyer, zhytet në të majtë dhe e bllokon.
46’ – Zëvendësimi i parë nga Spalletti. Kapiteni i Romës, Pellegrinit nuk është i pranishëm në fillimin e pjesës së dytë. Në vend të tij është mesfushori i Interit, Fratessi. Ndryshim edhe te kroatët, me Budimir që mer vendin e Pasalic
Mbyllet pjesa e parë në Red Bull Arena më shifra të barabarta 0-0. Një pothuajse e ekuilibruar, me italianët që u afruan më shumë me golin, por u përballën me një Livakovic në formë
36’ – Pellegrini tenton me një të majtë nga distanca, edhe njëherë Livakoviç vendimtar me ndërhyrjen e tij.
27′- Bastoni pranë golit. Mundësia e parë e madhe vjen për Italinë: në një krosim nga e djathta nga Barella, Bastoni drejtohet në shtyllën e largët ku gjen një super Livakoviç që instinktivisht e devijon topin jashtë.
21′- Retegui, i rrezikshëm me kokë. Nisje e bukur nga sulmuesi i Genoas, një devijim nga Gvardiol ishte vendimtar.
11′- Italia vuan nga driblimet e kroatëve dhe tenton të thyejë ritmin me kundërsulme të shpejta. Në një sprint nga Dimarco në të majtë, Pellegrini ndjek aksionin dhe përpiqet të rrezikojë me një goditje me kokë, e cila megjithatë është shumë e pasaktë.
7’ – Di Lorenzo kërkon të zgjojë italianët me një zbritje nga e djathta, por që nuk sjell më shumë se një goditje këndi.
5’ – Goditje këndi për Kroacinë, me Modric që mer përsipër ekzekutimin e saj, por pa arritur të rrezikojë portën e italianëve.
LIVE Kroaci-Itali
Ndeshja e tretë në Grupin B
Ka nisur sfida në Red Bull Arena(Leipzig) mes Kroacisë dhe Italisë, me italianët që kanë në dispozicion dy nga tre rezultatet për të vazhduar më tej, në fazën e 16-shes…
KROACI-ITALI
KROACI(4-3-3): Livakovic; Stanisic, Sutalo, Pongracic, Gvardiol; Modric, Brozovic, Kovacic; Pasalic Kramaric. Sucic. Trajner: Dalic
ITALI(3-5-2): Donnarumma; Di Lorenzo, Bastoni, Calafiori; Darmian; Barella, Jorginho, Pellegrini, Dimarco; Raspadori, Retegui. Trajner: Spalletti