Lajme

Italia, Spalletti: Gabuam vetëm në ndeshjen kundër Zvicrës

“Kujtimi i Gigi Rivës mund të jetë një simbol ku duhet të kapemi, ai vendosi më shumë me vepra sesa me fjalë. Duhet të jetë e njëjta mënyrë për ne për të bërë gjërat, duhet të luajmë një ndeshje të mirë pa folur shumë”.

Kështu e nisi konferencën për shtyp trajneri Luciano Spalletti në prag të ndeshjes Itali-Francë, e vlefshme për Ligën e Kombeve në San Siro, duke nënvizuar homazhin për Gigi Riva para ndeshjes.

“Kundër ekipit të Deschamps do të duhet të jemi në gjendje të ndjejmë hapësirat që krijohen, duhet të luajmë në hapësira më të ngushta”.

“Duke iu rikthyer dështimit në Europianin e kaluar, trajneri tha: “Nuk e di se cili është bilanci im, sigurisht që kam gabuar në një ndeshje, atë kundër Zvicrës. Dhe këtë e mbaj me vete dhe i referohem. Unë e konsideroj veten shumë përgjegjës për atë disfatë. Në atë ndeshje pati vetëm një dështim, megjithëse nuk duhen harruar skuadrat shumë të forta”.

“Asgjë dhe askush nuk më bën ta harroj atë humbje, madje as kualifikimi në Kupën e Botës. Pas asaj disfate u përpoqëm të bënim gjëra të ndryshme dhe për momentin i kemi bërë disa gjëra si duhet”.

“Në këtë moment, gjëja më e rëndësishme është t’i bëjmë njerëzit të ndiejnë se ne po e vlerësojmë lidhjen e tyre me fanellën, shpirtin dhe angazhimin e tyre. Është diçka që duhet ta njohim, janë cilësi të mëdha, pastaj rezultati është shpesh pasojë e tyre”.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Historike për KosovënShqipëri – Andorra, Policia e Shtetit publikon masat për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit, rrugët që bllokohen

Policia e Shtetit, publikoi të dielën planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit, Shqipëri…

23 hours ago

Historike për Kosovën, ngjitet në Ligën B

Arritje historike. Një fitore 3-1 dhe… Kosova e sheh veten në Ligën B të Ligës…

23 hours ago

Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet, gati për Andorrën

Kombëtarja është gati për ndeshjen e dytë në Grupin K ndaj Andorrës, e vlefshme për…

23 hours ago

Itali e çmendur, por… në “Final Four” shkon Gjermania

Nuk ka Final Four të Ligës së Kombeve për Italinë e Spallettit, që në Dortmund,…

23 hours ago

Liga e Kombeve: gjysmëfinalet do të jenë Gjermani-Portugali dhe Spanjë-Francë

Janë përcaktuar gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve. Portugalia do të sfidojë Gjermaninë(gjermanët mundën Italinë), përmbysi…

23 hours ago

Moti me vranësira dhe reshje shiu në të gjithë territorin

Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.…

23 hours ago