Italia, Spalletti: Kualifikimi i merituar

SHKODRA
“Goli në minutën e 98-të? Ne gjithmonë besojmë në të në futbollin e sotëm. Ka gjëra të palogjikshme në ndeshjet tona, shumë gjëra ende për të korrigjuar. Por ky kualifikim është i merituar”.
Kështu është shprehur trajneri i Italisë, Luciano Spalletti në mikrofonat e Rait pas golit të barazimit në minutën e fundit me Kroacinë që e kualifikoi në fazën e 16-shes të Kampionatit Europian.
“Diçka duhet të rishikohet ende, ne duhet të marrim cilësitë e këtyre djemve dhe t’i vendosim ata në një pozicion për të dhënë më të mirën e tyre. Ndërkohë ne kemi kaluar raundin, sipas mendimit tim me meritë, më pas do të mendojmë për pjesën tjetër”.