Italia e nis si Kampione Europe edicionin e radhës për moshat deri në 19 vjeç në futboll për djem, që është duke u zhvilluar në Irlandën e Veriut dhe që po vjen drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Me një forcë përmbysëse skuadra e trajnerit Bernardo Korradi ka mundur Norvegjinë, 2-1.
Norvegjezët kanë kaluar në avantazh të parët më anë të Braut në të 35’. Mirëpo atëherë kur të gjithë po mendonin se Norvegjia do ta mbyllte në avantazh pjesën e parë vjen goditja e të kaltërve. Një supergol i Di Maxhios në të 44’ nga distanca prej rreth 20 metra dhe 1-1.
Italia e nis pjesën e dytë aty ku kishte përfunduar të parën. Me të njëjtin ritëm në sulm dhe intensitet në lojë dhe trau i Di Maxhios e shtylla e Pafundit paralajmërojnë përmbysjen. Dhe gjithçka vjen në të 52’, ndërsa në një goditje këndi, Zeroli me kokë e ka dërguar topin në rrjetë. Përtej përpjekjeve të Norvegjisë për të barazuar në vërshëllimën e fundit të rumunit Barbu, 2-1 për Italinë, kurse Europiani i moshës deri në 19 vjeç përfundon më 28 korrik.
Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…
Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…
Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi ,…
Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…
Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…
Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…
This website uses cookies.