Italia e Luçiano Spaletit, kundërshtari i Shqipërisë në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”, tashmë i ka zyrtarizuar tre ndeshje miqësore. Dy në mars dhe një në qershor, kjo e fundit 11 ditë përpara startit të Europianit gjerman. Pas 30 vitesh, kjo që nga Botërori 1994, Italia rikthehet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Më 21 mars në ora 22:00, sipas orës Europiane, Italia do të përballet me Venezuelën në “DRV PNK Stadium” në Florida, pikërisht në Fort Lordendal. Pas tre ditësh, tanimë në ora 21:00 në “Red Bull Arena” në Nju Jork, të kaltërit do të kenë përballë Ekuadorin. Kundërshtarë jo fort të zakonshëm në prag të Europianit, por që Italia kërkon ta testojë veten kështu, ndërsa më 4 qershor, në ora 20:45, “Dal’Ara” të Bolonjas do të presë Turqinë.
Nëse në Kampionatin Europian do të jetë në grup me Shqipërinë, Kroacinë dhe Spanjën, Italisë në Ligën e Kombeve i ka rënë një tjetër grup i vështirë këtë herë me Belgjikën, Francën dhe Izraelin. Ndaj Spaleti kërkon të provojë dhe të testojë shumë lojtarë për të patur një Itali ideale për të gjitha aktivitetet.
KF Shiroka ka arritur të marrë fitoren e parë në kampionat duke mposhtur në fushën…
Klubi i futbollit Vllaznia ka njoftuar përmes faqes së saj se ka mbyllur bashkëpunimin me…
Ndotja e sipërfaqes së liqenit të Fierzës është masive sidomos pas reshjeve të shiut në…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi dhe kreu i grupit parlamentar socialist Niko…
Pas suksesit përballë Parmës në kampionat në fundjavë, Atalanta përgatitet për ndeshjen e radhës në…
Është mbyllur sot java e 14-të e kampionatit “Abissnet Superiore”. Dy takimet e fundit u…
This website uses cookies.