Italianët preferojnë liqenin e Shkodrës/Macaj: Kanë ndikuar aktivitetet sportive me kanoe dhe varkat turistike
Liqeni i Shkodrës është shndërruar në një atraksion turistik, sidomos për të huajt të cilët janë të apasionuar pas udhëtimeve në natyrë dhe jo vetëm.Ana e gastronomisë është një tjetër faktor që nxit të huajt të vizitojnë kryesisht zonën e Shirokës. Risi është se ky vit ka tërhequr një numër të lartë sidomos të turistëve italianë.Për Shefin e Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura në Shkodër Tonin Macaj, numri i vizitorëve në këtë liqen është rritur falë aktiviteteve sportive që zhvillohen aty, si kanoet dhe vënia në funksion e 2 varkave turistike.Liqeni i Shkodrës ofron mundësi argëtimi dhe kënaqësie për të gjithë turistët që dëshirojnë të shijojnë turizmin aktiv. Ndërkohë që ndër pikat turistike më të vizituara në liqen janë Shiroka, Zogaj, “Syri i Sheganit” etj.