e8e000c2838f43c9a627c47d755a4ad2

e8e000c2838f43c9a627c47d755a4ad2

Përgatitjet e kombëtares për ndeshjen kundër Moldavisë, për kualifikueset e Euro 2024, tashmë kanë nisur. Kuqezinjtë shkojnë në takimin më të rëndësishëm të kësaj fushate eliminatore, në kohën kur një pikë i dërgon të besuarit e Sylvinhos në Gjermani. Asgjë nuk i lihet rastësisë në këtë pikë, me itinerarin e përcaktuar në detaje, deri në përballjen e të premtes, me orën 18:00 me orën e Tiranës.

Sidoqoftë, fluturimi me çarter i kombëtares do t’i mundësojë atyre mbërritjen në aeroportin e Kishinjev rreth mesditës me orën lokale. Akomodimi do të jetë në një hotel pranë qendrës së qytetit e pranë aeroportit për të evituar lëvizjet e gjata. Në orën 17:15 pastaj do të jetë konferenca për shtyp e teknikut Sylvinjo dhe një futbollisti, që do të paraprijë seancën zyrtare stërvitore, të programuar në orën 18:00.

Ashtu si është tashmë e zakonshme, seanca në stadiumin Zimbru është menduar rreth orarit të ndeshjes, që do të luhet të premten dhe në të cilën kuqezinjtë do të kërkojnë të ruajnë pathyeshmërinë që zgjat nga debutimi me Poloninë, humbja e vetme e Shqipërisë. Kthimi pastaj do të jetë pot ë premten, me synimin që kuqezinjtë të shtunën të nisin menjëherë përgatitjet për ndeshjen e fundit kualifikuese me Ishujt Faroe.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.