Iu bashkua ISIS, humb betejën kundër heqjes së shtetësisë britanike
Shamima Begum, gruaja e cila u largua nga Mbretëria e Bashkuar për t’iu bashkuar ISIS-it në moshën 15-vjeçare, ka humbur sfidën e saj në Gjykatën e Apelit për vendimin për heqjen e shtetësisë së saj britanike.
Shamima Begum fluturoi në Siri në vitin 2015 me dy shokë të shkollës për t’iu bashkuar grupit terrorist. Ndërsa ishte atje, ajo u martua me një luftëtar të ISIS dhe kaloi disa vite duke jetuar në Raqqa.
Begum u rishfaq më pas në al-Hawl, një kamp refugjatësh sirianë, në vitin 2019. Ajo u bë shpeshherë titull në mediat ndërkombëtarë si “nusja e ISIS” pasi iu lut qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar që të lejohej të kthehej në vendin e saj për lindjen e djalit të saj.
Avokatët e saj kanë argumentuar se ajo ishte viktimë e trafikimit të fëmijëve dhe se vendimi ishte i paligjshëm pasi e bënte atë pa shtetësi.