Është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeçare, gazetari i mirënjohur i kronikës së zezë, Zamir Dule.
Ai ndërroi jetë në një spital privat në Tiranë, ku ndodhej i shtruar pas ndërhyrjes kirurgjikale së cilës iu nënshtrua. Dule do të prehet në vendlindjen e tij në fshatin Miras të Korçës, ndërsa lajmi i hidhur është mësuar nga familjarët e të ndjerit.
Zamir Dule ka kontribuar jo pak gjatë viteve të tij të punës. Ai nisi punën si gazetar në gazetën “Zëri i Rinisë” dhe më pas filloi korrespondent i gazetës “Koha Jonë” për Qarkun e Korçës. Në vitin 1994, ai erdhi në Tiranë ku mbuloi po sektorin e kronikës për policinë, prokurorinë dhe gjykatën. Ai arriti kulmin në karrierën e tij në vitin 1996, kur shkroi edhe librin “Përbindëshi i Tropojës”.
Zamiri u tërhoq nga profesioni pasi u dhunua nga policia e ish-presidentit demokrat Sali Berisha në marsin e vitit 1997 në redaksinë e gazetës “Koha Jonë”. Ai u shoqërua në polici, ku u torturua e për pasojë pati edhe probleme të shëndetit mendor.
Qeveria e kryeministrit socialist Fatos Nano i akordoi gazetarit Zamir Dule pension special, në shenjë vlerësimi për punën në kushte të përndjekjes dhe sidomos për torturimin e tij nga struktura policore.
Pas largimit nga gazetaria, Dule u zhvendos në Korçë, ku jeton me vëllain në vendlindjen e tij, fshatin Miras të Devollit. Shëndeti i tij ishte përkeqësuar vazhdimisht.
Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…
Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…
Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…
Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…
E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…
This website uses cookies.