Ivan Hašek: Nuk e përfunduam punën tonë, më vjen keq
Çekët mund të krenohen me një paraqitje shumë të organizuar në mbrojtje, pavarësisht humbjes 1-2 përballë Portugalisë. Staněk në portë pati një nga paraqitjet më të mira të karrierës së tij, i ndihmuar nga mbrojtësit e tij në disa situata jetike. Ata do të duhet të rikthehen nga kjo humbje në kohë për ndeshjen e radhës, atë kundër Gjeorgjisë.
Ivan Hašek, trajneri i Republikës Çeke ka deklaruar pas ndeshjes: “Më duhet të pranoj është për të ardhur keq që nuk e përfunduam punën tonë, ishte afër. E bëmë shumë të vështirë për Portugalinë, një nga ekipet më të mira në botë”.
“Portugalia ishte skuadra më e mirë dhe e meritonte të fitonte. Por, në të njëjtën kohë, do të doja të falënderoja lojtarët e mi për punën e tyre të palodhur për ekipin. Ne duhet ta analizojmë shpejt ndeshjen dhe të përgatitemi për ndeshjen e radhës”.
“Ne ishim të shtyrë në një bllok të thellë mbrojtës dhe nuk ishim në gjendje ta mbanim topin. Sigurisht që nuk e donim këtë, por cilësia e Portugalisë na detyroi ta bënim këtë. Për shkak se duhej të punonim shumë në mbrojtje, nuk kishim fuqi të mjaftueshme për të mbajtur topin dhe shpesh e humbisnim shumë lehtë”.
Hašek për Ronaldon: “Është vërtet e pabesueshme se sa lojtar i rrezikshëm është Cristiano Ronaldo në çdo ndeshje në moshën e tij. Ai tregoi përsëri gjenialitetin e tij, di të përfshihet në shanse. Ai është një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit me të vërtetë një njeri përrallor”.