Izolohen 3 familje në Milot/ Iu mbyllet hyrja në rrugën e Kombit, pa gjetur zgjidhje për një rrugëkalim tjetër
3 familje në Milot të Kurbinit, nuk do të kenë më mundësi për të hyrë dhe dalë nga banesat e tyre.Të ndodhur 100 metra në anë të rrugës së Kombit, hyrja e cila ishte funksionale prej 16 vitesh është konsideruar e paligjshme dhe është mbyllur.Në këto kushte banorët janë izoluar, pasi nuk kanë asnjë rrugë tjetër për të dalë dhe hyrë nga shtëpitë e tyre të cilat janë ndërtuar shume vite para autostradës Milot-Morinë. Mungesa e rrugës për të hyrë ambulanca i rrezikoi jetën dy ditë më parë dhe një të moshuari të sëmurë në këtë zonë.Bashkia e Kurbinit bën me dije se është në dijeni të problematikës së tre familjeve dhe po punohet që të gjendet një zgjidhje e shpejtë për tju mundësuar një rrugë për të hyrë dhe dalë nga shtëpitë e tyre.