Izraeli: 100 raketahedhës të Hezbollahut janë goditur në Liban
Izraeli ka kryer sulme të gjera ajrore në Libanin jugor, duke thënë se avionët e tij luftarakë kanë goditur më shumë se 100 raketahedhës të Hezbollahut dhe “lokacione të tjera terroriste”, duke përfshirë një objekt të ruajtjes së armëve.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se raketat ishin gati për t’u gjuajtur kundër Izraelit. Nuk dihet menjëherë nëse ka pasur viktima.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve në Liban, Izraeli kreu të paktën 52 sulme në jug të vendit të mbrëmjen e së enjtes (19 shtator) dhe se Libani gjithashtu kishte nisur sulme në objektet ushtarake në Izraelin verior.
Më herët, udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah tha se shpërthimet vdekjeprurëse në fillim të javës “kapërcenin të gjitha vijat e kuqe”, duke akuzuar Izraelin për atë që ai tha se përfaqësonte një deklaratë lufte.
Izraeli nka hedhur poshtë akuzat se fshihet pas sulmeve të shpërthimit të biperëve që u morën jetën 37 personave dhe plagosën rreth 3 mijë të tjerë.
Por ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant ka thënë se Izraeli po hyn në një “fazë të re të luftës”, duke përqendruar më shumë përpjekjet e tij në veri.