Izraeli bombardon 300 objektiva në Hamas. Përleshje me IDF në veri dhe jug të Gazës

7438cbecaddd49eaba6a4894589e53fc

7438cbecaddd49eaba6a4894589e53fc

Izraeli ka vijuar bombardimet në Rripin e Gazës edhe pasi OKB-ja bëri thirrje për një armëpushim humanitar.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë bërë me dije se kanë goditur rreth 300 objektiva. IDF thotë gjithashtu se “shumë terroristë të Hamasit janë vrarë” nga trupat, të cilët luftuan “celula terroriste që gjuanin raketa antitank dhe automatikë drejt tyre”.

Ndër objektivat e goditura me sukses, janë pikat e lëshimit të raketave antitank dhe raketave poshtë boshteve të tunelit, si dhe komplekset ushtarake brenda tuneleve nëntokësore”, thuhet në deklaratë.

Hamasi tha se militantët e tij qëlluan me mitralozë dhe raketa antitank drejt forcave izraelite në veri dhe jug të Gazës herët të martën, ndërsa tanket dhe këmbësoria izraelite sulmuan qytetin kryesor të enklavës, duke ngritur shqetësime për gjendjen e rëndë të civilëve palestinezë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së drejtuar nga Hamasi, të paktën 8,306 njerëz, përfshirë 3,457 të mitur janë vrarë në Gaza që kur Izraeli filloi bombardimet hakmarrëse të enklavës.

Shifra përfshin gjithashtu 2,136 gra dhe 480 të moshuar.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se spitalet e Gazës kanë vështirësi në funksionim për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe furnizimeve.

Gjithashtu nuk ka pasur dërgesa të karburantit në brez, i cili nevojitet për të prodhuar energji elektrike për spitalet, strehimoret, furrat e bukës, për trajtimin e ujit dhe stacionet e pompimit dhe sistemin e kanalizimeve.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.