Izraeli ka vijuar bombardimet në Rripin e Gazës edhe pasi OKB-ja bëri thirrje për një armëpushim humanitar.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë bërë me dije se kanë goditur rreth 300 objektiva. IDF thotë gjithashtu se “shumë terroristë të Hamasit janë vrarë” nga trupat, të cilët luftuan “celula terroriste që gjuanin raketa antitank dhe automatikë drejt tyre”.
“Ndër objektivat e goditura me sukses, janë pikat e lëshimit të raketave antitank dhe raketave poshtë boshteve të tunelit, si dhe komplekset ushtarake brenda tuneleve nëntokësore”, thuhet në deklaratë.
Hamasi tha se militantët e tij qëlluan me mitralozë dhe raketa antitank drejt forcave izraelite në veri dhe jug të Gazës herët të martën, ndërsa tanket dhe këmbësoria izraelite sulmuan qytetin kryesor të enklavës, duke ngritur shqetësime për gjendjen e rëndë të civilëve palestinezë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së drejtuar nga Hamasi, të paktën 8,306 njerëz, përfshirë 3,457 të mitur janë vrarë në Gaza që kur Izraeli filloi bombardimet hakmarrëse të enklavës.
Shifra përfshin gjithashtu 2,136 gra dhe 480 të moshuar.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se spitalet e Gazës kanë vështirësi në funksionim për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe furnizimeve.
Gjithashtu nuk ka pasur dërgesa të karburantit në brez, i cili nevojitet për të prodhuar energji elektrike për spitalet, strehimoret, furrat e bukës, për trajtimin e ujit dhe stacionet e pompimit dhe sistemin e kanalizimeve.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…
Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…
Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë, ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…
This website uses cookies.