Izraeli do të kthejë në Gaza të gjithë punëtorët që vinin nga enklavat
Autoritetet izraelite do të kthejë në Gaza të gjithë palestinezët e enklavës të cilët punojnë në Izrael.
Kjo u vendos nga qeveria izraelite, e cila bëri të ditur se do të ndërpriste çdo kontakt me Gazën.
Para sulmeve terrosite që u ndërmorrën nga Hamas në datën 7 tetor, rreth 18 mijë banorë të gazës kishin leje të kalonin për të punuar në Izrael, ku fitonin më shumë se sa në enklavë.
Gjatë viteve të fundit, Izraeli kishte filluar të lëshonte mijëra leje pune për banorët e gazës si pjesë e një strategjie ekonomike përmes së cilës synohej që të bindeshin këta banorë të distancoheshin nga Hamasi. “Izraeli po ndëpret të gjitha kontaktet me gazën. Nuk do të ketë më punëtorë palestinzë nga gaza. Ata që ndodheshin në izrael ditën e fillimit të luftës, do të kthehen në enklavë,” u shpreh qeveria e drejtuar nga Netanjahu, në një deklaratë për shtyp. Ndërkohë, që nga fillimi i luftës në datën 7 tetor, qindra deri disa mijëra punëtorë nga Gaza me leje pune në Izrael, po mbahen të ndaluar nga forcat izraelite të mbrojtjes.