Categories: BotaLajme

Izraeli do të nisë ofensivën në Rafah gjatë Ramazanit nëse pengjet e mbajtura nga Hamasi nuk lirohen

Izraeli do të nisë ofensivën e tij të kërcënuar prej kohësh kundër Rafah muajin e ardhshëm nëse Hamasi nuk ka liruar pengjet e mbetura të mbajtura në Gaza deri në fillim të Ramazanit. Deklarata është bërë nga anëtari i kabinetit të luftës izraelite, Benny Gantz i cili nuk specifikoi një datë mbi sulmin e planifikuar në qytetin ku shumica e 1.7 milionë palestinezëve të zhvendosur kanë kërkuar strehim

Bota duhet ta dijë dhe udhëheqësit e Hamasit duhet ta dinë – nëse deri në Ramazan pengjet tanë nuk janë në shtëpi, luftimet do të vazhdojnë kudo, duke përfshirë zonën e Rafahut,” tha Gantz. Ramazani, muaji i shenjtë i myslimanëve, pritet të fillojë më 10 mars.

Gantz shtoi se një ofensivë do të kryhej në një mënyrë të koordinuar dhe në bisedë me amerikanët dhe egjiptianët për të lehtësuar një evakuim dhe “të minimizojë sa më shumë viktimat civile”.

Por se ku njerëzit mund të zhvendosen në mënyrë të sigurtë në Rripin e Gazës të rrethuar , mbetet e paqartë.

Frika për civilët ka bërë që qeveritë e huaja dhe organizatat e ndihmës t’i kërkojnë vazhdimisht Izraelit të mos hyjë në Rafah, qyteti i fundit i madh që nuk u pushtua nga trupat tokësore gjatë luftës katërmujore.

Pavarësisht presionit ndërkombëtar në rritje, duke përfshirë një thirrje të drejtpërdrejtë nga presidenti amerikan Joe Biden , kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu këmbëngul se lufta nuk mund të përfundojë pa ushtruar presion në Rafah.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Vijon numërimi në Kosovë, LVV kryeson me 80% të votave nga përfaqësitë diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…

4 minutes ago

Pullat fiskale do prodhohen nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë, shpërndarja nis në fund të marsit

Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…

16 minutes ago

KQZ miraton fondet vjetore për partitë, regjistron 51 subjekte për zgjedhjet e 11 majit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…

50 minutes ago

Fluks aplikimesh për Magjistraturën, fokusi te integriteti dhe aftësitë analitike

Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…

52 minutes ago

Ramazani, mesazhi i zëvendësmyftiut – Teologu Arben Halluni uron besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë

Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…

55 minutes ago

Fizioterapistët e ardhshëm – Kraja: Çdo vit  ka kërkesa të shtuara për këtë degë

Çdo vit, 70 fizioterapistë diplomohen pranë universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. Përgjegjësi i departamentit të…

59 minutes ago

This website uses cookies.