Lajme

Izraeli fillon inkursionin tokësor në Libanin jugor

Ashtu sikurse e kishte paralajmëruar, Izraeli ka nisur këtë të martë (1 tetor) operacionin tokësor në Libanin jugor me synim Hezbollahun.

Zyrtarët izraelitë thanë se nuk do të kishte  “pushtim afatgjatë”  të Libanit, ndërsa nuk pranuar të jepnin një afat kohor mbi këtë inkursion.

Ofensiva tokësore vjen pas disa orësh sulmesh izraelite dhe zjarri artilerie përtej kufirit.

Të paktën 95 persona u vranë në sulmet izraelite një ditë më parë, duke shtuar një numër të vdekjeve prej më shumë se 1,000 që nga e hëna e kaluar.

Ushtria libaneze evakuoi pikat e vëzhgimit në kufirin jugor me Izraelin dhe u zhvendos në kazerma në përgatitje për ofensivën tokësore.

Shtëpia e Bardhë tha se e sheh operacionin tokësor të Izraelit si në përputhje me të drejtën e vendit për t’u mbrojtur kundër kërcënimeve nga grupet terroriste, por paralajmëroi për rrezikun e “zvarritjes së misionit”. Përshkallëzimi i Izraelit në luftën e tij me Hezbollahun sfidon  presionin nga SHBA , një ofrues kryesor i armëve të tij. Bomba 2000 paund të furnizuara nga SHBA- ja ka të ngjarë të jenë përdorur në sulmin izraelit që vrau udhëheqësin e Hezbollahut të premten. Presidenti amerikan Joe Biden ka bërë thirrje edhe një herë për një armëpushim .

OKB-ja kundërshtoi inkursionin tokësor të Izraelit duke thënë se: “Ne të gjithë e dimë shkatërrimin që një luftë e gjithanshme, një luftë tokësore në Liban do t’i sillte popullit të Izraelit dhe popullit të Libanit”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Botës 2026: Ndahen vazot për shortin e kualifikueseve, Shqipëria pozicionohet në vazon 3

Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…

5 hours ago

“Libra të një kohe tjetër” – Ekspozitë historike me tekstet shkollore të periudhës së diktaturës

“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…

5 hours ago

PL prezanton programin në Shkodër -Blushi: Askush nuk mund të nëpërkëmbë fatet e këtij qytetit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…

5 hours ago

Digjitalizimi i xhubletës – Dy vite nga pranimi në UNESCO, veshja e lashtësisë ka sfidat e saj

Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…

5 hours ago

“Ditët e Mjedës” – Edicioni i XIX i manifestimit artistik, kulturor dhe promovues

Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…

5 hours ago

Rrjeti elektrik i amortizuar – Banorët e Samrishit të Poshtëm: Qëndrojmë me orë të tëra pa energji elektrike

Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…

5 hours ago

This website uses cookies.