Izraeli, gati për sulm tokësor në Rripin e Gazës
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Galant ( Yoav Gallant ), u ka thënë trupave tokësore që të jenë gati për të hyrë në Rripin e Gazës, ndonëse nuk ka treguar se kur mund të nisë pushtimi.
Në një takim me ushtarët izraelitë të këmbësorisë, në kufi me Gazën, ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Galant u tha atyre se duhet “të organizohen, të jenë gati” për urdhrin për të nisur pushtimin. Kushdo që e sheh Gazën tani prej larg, do ta shohë edhe prej brenda, ju premtoj”, tha Gallant.
Izraeli ka mbledhur dhjetëra mijëra ushtarë afër kufirit me Gazën, pas maskrës së 7 tetorit nga militantët e Hamasit në tokën izraelite.
Por, ish-kreu i shërbimit amerikan të inteligjencës, CIA, Deivid Petreus ( David Petraues), paralajmëroi Tel Avivin që të shmangte ndërhyrjen tokësore. Duke folur për “Politico”, ai e ka krahuasuar mundësinë e një zhvillimi të tillë me ngjarjet e Mogadishios më 1993, por të shumëfishurara për nga intensiteti. Nëse Hamas është po aq kreativ në nisjen e sulmit, atëherë do të shohim kamikazë, pajisje të improvizuara eksplozivi, prita dhe kështu realiteti urban do të jetë tejet sfidues” u shpreh Petreus. Sipas tij, Izraeli duhet të përpunojë një plan për ringritjen e shërbimeve bazike në Gaza, rindërtimin e saj.