Categories: BotaLajme

Izraeli, gati për sulm tokësor në Rripin e Gazës

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Galant ( Yoav Gallant ), u ka thënë trupave tokësore që të jenë gati për të hyrë në Rripin e Gazës, ndonëse nuk ka treguar se kur mund të nisë pushtimi.

Në një takim me ushtarët izraelitë të këmbësorisë, në kufi me Gazën, ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Galant u tha atyre se duhet “të organizohen, të jenë gati” për urdhrin për të nisur pushtimin. Kushdo që e sheh Gazën tani prej larg, do ta shohë edhe prej brenda, ju premtoj”, tha Gallant. 

Izraeli ka mbledhur dhjetëra mijëra ushtarë afër kufirit me Gazën, pas maskrës së 7 tetorit nga militantët e Hamasit në tokën izraelite.

Por, ish-kreu i shërbimit amerikan të inteligjencës, CIA, Deivid Petreus ( David Petraues), paralajmëroi Tel Avivin  që të shmangte ndërhyrjen tokësore. Duke folur për “Politico”, ai e ka krahuasuar mundësinë e një zhvillimi të tillë me ngjarjet e Mogadishios më 1993, por të shumëfishurara për nga intensiteti. Nëse Hamas është po aq kreativ në nisjen e sulmit, atëherë do të shohim kamikazë, pajisje të improvizuara eksplozivi, prita dhe kështu realiteti urban do të jetë tejet sfidues” u shpreh Petreus. Sipas tij, Izraeli duhet të përpunojë një plan për ringritjen e shërbimeve bazike në Gaza, rindërtimin e saj.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dinastia Marubi, njëqind vite të studios fotografike shqiptare

Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…

18 hours ago

Vijon numërimi në Kosovë, LVV kryeson me 80% të votave nga përfaqësitë diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…

18 hours ago

Pullat fiskale do prodhohen nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë, shpërndarja nis në fund të marsit

Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…

18 hours ago

KQZ miraton fondet vjetore për partitë, regjistron 51 subjekte për zgjedhjet e 11 majit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…

19 hours ago

Fluks aplikimesh për Magjistraturën, fokusi te integriteti dhe aftësitë analitike

Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…

19 hours ago

Ramazani, mesazhi i zëvendësmyftiut – Teologu Arben Halluni uron besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë

Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…

19 hours ago

This website uses cookies.