Kryeministri Benjamin Netanyahu tha të mërkurën se nuk kishte asnjë vend të fshehtë për grupin terrorist në territor.
Forcat izraelite kanë raportuar se kanë hedhur në erë ndërtesën e parlamentit palestinez. Pamjet e publikuara në mediat sociale nga disa media izraelite tregojnë një shpërthim në një ndërtesë, pas së cilës ajo u përfshi në shtëllunga tymi.
Shpërthimi vjen dy ditë pasi trupat izraelite u fotografuan brenda ndërtesës, në qytetin e Gazës. Izraeli është zotuar të zhdukë Hamasin nga Gaza dhe po vazhdon të shtyjë ofensivën e tij në veri të enklavës.
Kryeministri Benjamin Netanyahu tha të mërkurën se nuk kishte asnjë vend të fshehtë për grupin terrorist në territor, shkruan The Telegraph.
“Ata na thanë se nuk do të arrijmë në periferi të qytetit të Gazës dhe ne arritëm, ata na thanë se nuk do të hynim në Al-Shifa (spital) dhe ne e bëmë,” tha ai disa orë pasi trupat sulmuan spitalin më të madh të territorit. “Nuk ka vend në Gaza që ne nuk do ta arrijmë.”
Nuk ka të ndalur depozitimi i mbetjeve të ndryshme në brigjet e përroi të Vrakës.…
Zona e Zdrales po përjeton një transformim të dukshëm nga dita në ditë. Në një…
Kjo e hënë ka shënuar një moment të rëndësishëm për Orkestrën Simfonike të Shkodrës, me…
60 mijë abonentë familjarë në qarkun Shkodër, muajin e ardhshëm do të faturohen me çmimin…
Amortizimi i rrugës në fshatin Hot i Ri, në njësinë administrative Rrethina, të Shkodrës, vijon…
Amortizimi i rrugës në fshatin Hot i Ri, në njësinë administrative Rrethina, të Shkodrës, vijon…
This website uses cookies.