Izraeli heq vizat për shqiptarët e Kosovës, Osmani: Zhvillim pozitiv, i hap rrugë thellimit të marrëdhënieve

Izraeli ka vendosur heqjen e vizave për shqiptarët e Kosovës. Këtë e bëri të ditur ambasadorja izraelite Ziv gjatë takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Sipas ambasadores Tamar Ziv, vendimi për heqjen e vizave me qytetarët e Kosovës erdhi pas kërkesës së presidentes drejtuar institucioneve të Izraelit.

Më pas qeveria izraelite ka shprehur pajtueshmërinë për miratimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Në këtë drejtim, të dy ministritë përkatëse do të vazhdojnë me procedurat e nënshkrimit të marrëveshjes dhe qytetarët do të njoftohen sapo vendimi të hyjë në fuqi. Përmes kësaj marrëveshje, qytetarëve të Kosovës do t’u mundësohet udhëtimi pa viza në Izrael për qëllime turistike”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

Nga ana e saj, Osmani e falënderoi ambasadoren Ziv për këtë vendim, si zhvillim pozitiv i cili do t’i hapë rrugë bashkëpunimit më të thelluar në mes të dy vendeve.

Më tej, me rastin e përvjetorit të Ditës së Kujtimit të viktimave të Holokaustit, presidentja Osmani përsëriti se Kosova kujton miliona njerëz të pafajshëm të humbur në një nga kapitujt më të errët të historisë së njerëzimit, dhe se kjo ditë shërben si rikujtim për pasojat shkatërruese që rrjedhin nga urrejtja dhe paragjykimi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.