Izraeli ka vrarë rreth gjysmën e komandantëve të Hamasit

67a9d7afedb94ea08b9e0fdd34b6816c

67a9d7afedb94ea08b9e0fdd34b6816c

Ndërsa ushtria izraelite ka depërtuar në qendër të qytetit më të madh në jug në Rripin e Gazës, territoret palestineze rrezikohen nga zija e bukës.

Sipas fjalëve të kryeministrit Benjamin Netanjahu ushtria izraelite ka vrarë rreth gjysmën e të gjithë komandantëve të batalioneve të militantëve islamikë Hamas në Rripin e Gazës. Ministri i Mbrojtjes, Joav Galant, tha në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin Netanjahu, se Hamasi po humbet gradualisht kontrollin mbi zonën e rrethuar bregdetare.

Ushtria izraelite ka përparuar deri “në zemër” të Kan Junis

Sipas një deklarate të ushtrisë në Rripin e Gazës u sulmuan së fundmi rreth 250 “objektiva terroriste”. Trupat vazhduan të hidhnin në erë boshtet e tuneleve dhe të gjenin armë dhe eksplozivë.

Po ashtu njoftohet se ushtarët kanë depërtuar deri në qendër të qytetit Kan Junis, qytetit më të madh në jug të territorit palestinez në Rripin e Gazës, i cili vazhdon të mbahet i rrethuar nga forcat e armatosura izraelite.

Rrezik për krizë urie

Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara, WFP, paralajmëron për zi buke në territorin palestinez. Ndihmat e dërguara me kamion nuk po arrijnë te njerëzit, tha drejtori i zyrës gjermane të WFP-së, Martin Frick. Koordinimi i ndihmave nuk mund të bëhet  “mes bombave që bien”, tha ai mundur fjalë për fjalë. Prandaj Frick bëri thirrje për një armëpushim afatgjatë.

Operacioni ushtarak izraelit është përgjigje ndaj sulmit të Hamasit ndaj Izraelit në fillim të tetorit. Anëtarët e Hamasit vranë rreth 1200 vetë dhe rrëmbyen rreth 240 pengje. Hamasi konsiderohet si organizatë terroriste nga shumë shtete./DW/

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.