Izraeli kërkoi dorëheqjen e tij, Guterres: Sulmet e Hamasit, nuk justifikojnë ndëshkimin kolektiv të popullit palestinez

0056ba0a9b784d8199c151cc1d66a1b7

0056ba0a9b784d8199c151cc1d66a1b7

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka përsëritur thirrjen për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjitha pengjeve të mbajtur në Gaza.

Në kuadër të 78-vjetorit të hyrjes në fuqi të Kartës së OKB-së, Guterres u ndal te situata kritike mes Izraelit dhe Hamasit, duke u shprehur se ankesat e popullit palestinez nuk mund të justoifikojnë sulmet e tmerrshme të Hamasit, dhe se këto sulme nuk mund të justifikojnë ndëshkimin kolektiv të popullit palestinez.

Sot është #Dita e OKB-së , duke shënuar 78 vjet nga hyrja në fuqi e Kartës së OKB-së. Në këtë orë kritike, u bëj thirrje të gjithëve që të tërhiqen nga pragu para se dhuna të marrë edhe më shumë jetë dhe të përhapet edhe më larg.

Karta e OKB-së– e cila hyri në fuqi 78 vjet më parë – i ka rrënjët në frymën e vendosmërisë për të shëruar ndarjet, për të riparuar marrëdhëniet dhe për të ndërtuar paqen. Ne jemi një botë e ndarë. Ne mund dhe duhet të jemi kombe të bashkuara.

Pas takimit me familjet, të dashurit e të cilëve janë marrë peng, unë rikonfirmoj thirrjen time për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve të mbajtur në Gaza. Asgjë nuk mund të justifikojë vrasjen, plagosjen dhe rrëmbimin e civilëve nga Hamasi.

Situata në Lindjen e Mesme sa vjen e bëhet gjithnjë e më e rëndë. Në një moment vendimtar si ky, është jetike të jemi të qartë mbi parimin themelor të respektimit dhe mbrojtjes së civilëve.

Ankesat e popullit palestinez nuk mund të justifikojnë sulmet e tmerrshme të Hamasit. Ato sulme të tmerrshme nuk mund të justifikojnë ndëshkimin kolektiv të popullit palestinez”, shkroi Guterres në rrjetin social X.

Një ditë më parë (24 tetor), në takimin e posaçëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për krizën në Lindjen e Mesme, Guterres u shpreh se sulmet e Hamasit kundër Izraelit “nuk erdhën nga hiçi, populli palestinez i është nënshtruar pushtimit mbytës për 56 vjet”, edhe pse “vuajtjet e popullit palestinez nuk mund të justifikojnë sulmet e tmerrshme të Hamasit”.

Por kjo deklaratë e tij ngjalli zemërimin e Izraelit, ku ambasadori izraelit në Kombet e Bashkuara, Gilad Erdan, kërkoi dorëheqjen e Antonio Guterresit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.