Categories: BotaLajme

Izraeli kundërpërgjigjet ndaj sulmit të Hamasit, raketa mbi Rafah, vriten 35 persona

Të paktën 35 persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi izraelit në një kamp për personat e zhvendosur në  Rafah. Lajmi u bë me dije nga Ministria e Shëndetësisë së Gazës, e cila shtoi se në mesin e viktimave dhe të plagosurve, shumica janë gra dhe fëmijë.

Autoritetet dhe mjekët e Gazës thonë se sulmi goditi një kamp zhvendosjeje që ishte caktuar nga Izraeli si një “zonë e sigurt”.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se bombardimi goditi një kompleks militant në zonë, duke vrarë  dy zyrtarë të lartë të Hamasit.

Presidenca e Autoritetit Palestinez i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të ndërhyjë menjëherë. Hamasi e përshkroi sulmin si një “masakër” dhe tha se ai mban përgjegjës administratën amerikane dhe presidentin amerikan Xho Bajden (Joe Biden).

Mjekët pa Kufij (MSF)  shprehën tmerrin  pas sulmit ajror, duke thënë se ai “tregon edhe një herë se askund nuk është i sigurt”.

Sulmi izraelit në Rafah erdhi si kundërpërgjigje ndaj tetë raketave të lëshuara nga Hamasi. Kjo shënon herën e parë që raketa janë hedhur në qytet që nga fundi i janarit. Hamasi mori përgjegjësinë për sulmin dhe IDF tha se “një numër predhash” u kapën.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti- Dita sot do të jetë e paqëndrueshme, me vranësira dhe reshje shiu

Gjatë ditës së sotme (27 shkurt), moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me…

9 minutes ago

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

16 hours ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

16 hours ago

Trump përzgjedh gazetarët/ Shtëpia e Bardhë përcakton listën e mediave që ndjekin fjalimet e presidentit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…

16 hours ago

Deklarata e Trump për mineralet, Zelensky: Asnjë garanci sigurie në marrëveshjen fillestare

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…

16 hours ago

Sejko takon drejtorin e FMN, prezanton programin e financimit për bujqësinë

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…

16 hours ago

This website uses cookies.