Izraeli miraton vazhdimin e bisedimeve të armëpushimit me Gazën: Kusht lirimi i pengjeve
Izraeli ka miratuar vazhdimin e bisedimeve me Hamasin për të arritur një armëpushim me kushtin që të lirohen të gjithë pengjet.
Kabineti i luftës izraelite i dha “dritën jeshile” dërgimit të një delegacioni në Katar për të vazhduar bisedimet në Paris.
“Lirimi i të gjithë pengjeve, duke filluar nga të gjitha gratë. Një marrëveshje e këtij lloji nuk do të thotë fundi i luftës”, paralajmëroi këshilltari i kryeministrit izraelit.
Hamasi, nga ana e tij, pretendon një “armëpushim të plotë” dhe tërheqjen e trupave izraelite nga Gaza.
Ky vendim vjen në një kohë kur shumica dërrmuese e palestinezëve janë zhvendosur vetëm në një pjesë të vogël të Gazës , Rafah.
Në të njëjtën kohë, përkeqësimi i situatës humanitare vazhdon në Rripin e rrethuar të Gazës, ku 2.2 milionë njerëz po përballen me kërcënimin e urisë masive, sipas OKB-së.
Sipas burimeve, plani i diskutuar në janar kërkon një armëpushim gjashtë-javor dhe lirimin e 200 deri në 300 të burgosurve palestinezë në këmbim të 35 deri në 40 pengjeve.Cnn.gr