Izraeli nis sulmin në spitalin al-Shifa, vriten gra e fëmijë

Ushtria izraelite ka nisur një operacion rreth spitalit më të madh të Gazës, al-Shifa, pasi pretendon se po përdoret nga terroristë të lartë të Hamasit.
Ministria e shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamasi ka bërë me dije se një zjarr ka shpërthyer në hyrje të spitalit, duke shkaktuar disa viktima.
Gra e fëmijë janë asfiksuar e qëlluar nga ushtria izraelite.
“Ka viktima, duke përfshirë vdekje dhe plagosje, dhe është e pamundur të shpëtohet dikush për shkak të intensitetit të zjarrit dhe shënjestrimin e kujtdo që i afrohet dritareve,” tha ministria, duke akuzuar forcat izraelite për “një krim tjetër kundër institucioneve shëndetësore”.
Ushtria izraelite thotë se ushtarët që hynë në kompleks iu kundërpërgjigjën plumbave.
“Trupat u përgjigjën me zjarr të drejtpërdrejtë dhe u identifikuan goditjet. Forcat tona po vazhdojnë të operojnë në zonën e spitalit”, ka thënë ushtria izraelite në një deklaratë.