Categories: BotaLajme

Izraeli nis sulmin në spitalin al-Shifa, vriten gra e fëmijë

Ushtria izraelite ka nisur një operacion rreth spitalit më të madh të Gazës, al-Shifa, pasi pretendon se po përdoret nga terroristë të lartë të Hamasit.

Ministria e shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamasi ka bërë me dije se një zjarr ka shpërthyer në hyrje të spitalit, duke shkaktuar disa viktima.

Gra e fëmijë janë asfiksuar e qëlluar nga ushtria izraelite.

“Ka viktima, duke përfshirë vdekje dhe plagosje, dhe është e pamundur të shpëtohet dikush për shkak të intensitetit të zjarrit dhe shënjestrimin e kujtdo që i afrohet dritareve,” tha ministria, duke akuzuar forcat izraelite për “një krim tjetër kundër institucioneve shëndetësore”.

Ushtria izraelite thotë se ushtarët që hynë në kompleks iu kundërpërgjigjën plumbave.

 “Trupat u përgjigjën me zjarr të drejtpërdrejtë dhe u identifikuan goditjet. Forcat tona po vazhdojnë të operojnë në zonën e spitalit”, ka thënë ushtria izraelite në një deklaratë.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Inter, Inzaghi: Të kufizojmë Yamal. Lautaro? Do e vlerësojmë me stafin

Është prag Inter-Barcelona, një ndeshje që mund të vlejë një sezon për zikaltërit. Ndeshja e…

4 hours ago

Trump: Putin duhet të heqë dorë nga e gjithë Ukraina

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se liderët evropianë i kanë kërkuar që të bindë…

4 hours ago

Nisin në Londër festimet për 80-vjetorin e Ditës së Fitores ndaj Gjermanisë naziste

Me një paradë madhështore ushtarake, që nisi nga sheshi i Parlamentit dhe përfundoi pranë Pallatit…

4 hours ago

Inter-Barcelona, rekord të ardhurash nga “San Siro”

Inter-Barcelona do të jetë një ngjarje historike jo vetëm në fushë, por edhe në bilance.…

6 hours ago

Precedentët, Bajerni festoi titullin nga “divani” për herë të katërt në histori

Ditën e djeshme Bajerni festoi titullin e 34-rt në histori, por ky triumf nuk u…

6 hours ago

“Final Four” për vajza, nesër hidhet shorti i gjysmëfinaleve

Vllaznia, Gramshi, Apolonia dhe Partizani janë katër ekipet që do të luajnë në “Final 4”,…

6 hours ago