Izraeli pritet të ndërmarrë një fushatë të gjerë sulmesh ndaj grupit irano-libanez Hezbollah dhe paralajmëroi të hënën banorët e zonave në Jug të Libanit që të largohen.
“U këshillojmë civilëve në fshatrat libanezë që ndodhen afër godinave në ato zona që Hezbollahu i përdor për qëllime ushtarake, si për të magazinuar armët, që të largohen menjëherë për sigurinë e tyre,” tha Daniel Hagari, zëdhënësi i ushtrisë izraelite.
Ushtria e Izraelit shtoi se do të godasë në mënyrë të gjerë dhe precize “gjithë objektivat e terrorit, që janë integruar kudo nëpër Liban”.
Lideri i opozitës izraelite, Jair Lapid (o. Yair), e mirëpriti vendimin për goditje kundër Hezbollahut në Liban duke thënë se “erdhi koha”. “Forcat izraelite të qëndrojnë të fortë dhe kurajozë dhe të mos frikësohen apo shqetësohet derisa gjithë banorët në veri të kthehen të sigurt në shtëpi.“
Nga SHBA-ja, presidenti Xho Bajden (o. Joe Biden) shtoi se Amerika po bën ç’të mundet për të parandaluar përshkallëzimin e luftës në Lindjen e Mesme, teksa po rriten përballjet mes Izraelit dhe Hezbollahut.
Nga forcat izraelite raportohet se u qëlluan mbi 150 objektiva në mëngjesin e së hënës me ndihmën e dhjetëra avionëve luftarakë. Sipas Tel-Avivit, bazat po përgatiteshin të kryenin sulme madhore me raketa drejt Izraelit.
Ndërkohë, Garda Ushtarake Revolucionare e Iranit urdhëroi gjithë pjesëtarët e saj të mos përdorin asnjë lloj pajisjeje për komunikim si masë ndaj aktit të javës së kaluar, kur shpërthyen mijëra radiomarrëse që përdoreshin prej aleatëve të Hezbollahut në Liban.
Dy zyrtarë sigurie nga Irani i thanë agjencisë Reuters se të gjitha aparaturat e Gardës po kontrollohen, jo vetëm ajo për qëllime telekomunikimi dhe shumica janë importuar nga Kina dhe Rusia.
Irani i druhet agjentëve të infiltruar izraelitë dhe po verifikon edhe personelin e brendshëm të rangut të mesëm dhe të lartë. “Këtu përfshihet verifikimi i kontove bankare në Iran dhe jashtë vendit, si edhe historiku i udhëtimeve personale dhe i familjeve të tyre,” shtuan zyrtarët iranianë për agjencinë e lajmeve. /TI
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…
Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…
Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…
Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…
Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…
This website uses cookies.