Izraeli po përgatitet për një operacion të mundshëm tokësor në Liban

Ushtria izraelite po përgatitet për një operacion të mundshëm tokësor në Liban, tha më 25 shtator shefi i ushtrisë izraelite, teksa Hezbollahu – grupi libanez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – gjuajti dhjetëra predha në Izrael, përfshirë një raketë në Tel Aviv.

Avionët e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë kryer bombardime të rënda ndaj objektivave të Hezbollahut për t’i hapur rrugën “çizmeve tuaja” për të “hyrë në territorin e armikut”, u tha trupave të mërkurën gjenerallejtënant Herzi Halevi.

Ajo erdhi pasi ushtria izraelite thirri dy brigada rezervistësh, rreth 4,000 ushtarë, për operacione në kufirin verior.

Gjeneral Halevi, duke folur gjatë një vizite në kufi, tha: “Ju dëgjoni avionët lart; kemi bërë sulm gjatë gjithë ditës. Kjo është edhe për të përgatitur terrenin për hyrjen e mundshme dhe për të vazhduar shpwrbwrjen e Hezbollahut.”

” Qwllimi wshtw se çizmet tona ushtarake do të hyjnë në territorin e armikut,” tha ai.

“Hyrja juaj atje me forcë… do të tregojë (Hezbollahun) se si është të takosh një forcë luftarake profesioniste,” tha ai.

Raketat e lëshuara përtej kufirit nga Hezbollahu i mbështetur nga Irani kanë çuar në evakuimin e rreth 60,000 qytetarëve .

Vërejtjet e gjenerallejtënant Halevi dhe thirrja e rezervistëve formuan sinjalin më të qartë se Izraeli synon të përshkallëzojë operacionin Shigjeta Veriore, i cili ka vrarë më shumë se 600 njerëz, sipas autoriteteve shëndetësore të Libanit.

Joe Biden, presidenti amerikan, tha se lufta gjithëpërfshirëse ishte e mundur, por jo “e pashmangshme”.

“Ne jemi ende në lojë për të pasur një zgjidhje që mund të ndryshojë rrënjësisht të gjithë rajonin,” i tha ai ABC News.

SHBA dhe Franca të mërkurën mbrëma së bashku kërkuan një armëpushim “të menjëhershëm” 21-ditor për të lejuar negociatat.

Sir Keir Starmer u bëri thirrje të gjithë qytetarëve britanikë që të largohen menjëherë nga Libani, duke thënë se situata po përkeqësohej “orë në orë”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.