Izraeli pranon të lejojë dy kamionë me karburant në ditë në Gaza

968fac17c16c431a8ef86c7ef8863fdc

968fac17c16c431a8ef86c7ef8863fdc

Izraeli do të lejojë dy kamionë me karburant në ditë të hyjnë në Rripin e Gazës, pas presionit të bërë nga SHBA. Një zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit thotë se rreth 140,000 litra karburant do të lejohen çdo dy ditë.

Shumica e tyre është menduar për kamionët që shpërndajnë ndihma, si dhe për mbështetjen e OKB-së në sigurimin e ujit dhe kanalizimeve, tha zyrtari.

Pjesa tjetër është për shërbimet e telefonisë celulare dhe internetit, të cilat ishin ndërprerë për shkak të mungesës së karburantit.

Të premten, kompania që ofron komunikimet e Gazës tha se shërbimet e saj po ktheheshin pasi kishin marrë pak karburant nëpërmjet Unrwa, agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë.

Për marrëveshjen ishte rënë dakord në parim javë më parë, por u vonua nga Izraeli. Zyrtarët izraelitë thanë se karburanti nuk kishte mbaruar në të vërtetë në Gazën jugore dhe ata gjithashtu donin të prisnin dhe të shihnin nëse mund të negocionin fillimisht një marrëveshje pengjesh./BBC/

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.