Izraeli pretendon se ka goditur 250 objektiva të Hamasit
Rreth 250 “objektiva terroriste” të Hamasit janë goditur në 24 orët e fundit, kanë pohuar Forcat Mbrojtëse të Izraelit.
Në përditësimin e saj të fundit, ushtria izraelite tha se “dhjetëra” militantë, raketahedhës dhe “infrastrukturë terroriste” ishin shënjestruar, shkruan Sky News.
Gjatë natës, një pikë lëshimi rakete, e cila ishte përdorur për të lëshuar raketa drejt Izraelit qendror, u godit nga një avion luftarak, shtoi ai.
Ndërsa IDF nuk tha se ku ndodhej pika e nisjes, ajo tha se ishte “afër një zone të banuar të popullsisë civile”.
Izraeli vazhdimisht ka pretenduar se Hamasi po përdor infrastrukturën civile për operacionin e tij ushtarak dhe njerëzit si “mburoja njerëzore.