Izraeli: Qytetarët në veri të largohen drejt jugut të Gazës. OKB: Të anulohet urdhri

aa504a34b06a4c15b74fc0f5d8c3071a

aa504a34b06a4c15b74fc0f5d8c3071a

Urdhrit të Izraelit që 1.1 milionë njerëz në veri të Gazës të largohen në 24 orët e ardhshme, OKB ju përgjigj me një kërkesë për anulimin e urdhrit të evakuimit.

Por kërkesën e OKB-së, Izraeli e ka konsideruar të “turpshme”.

Gjatë orëve të vona të natës, ushtria izraelite i ka thënë OKB-së se të gjithë që jetojnë në veri të Wadi Gazës duhet të zhvendosen në jug të Gazës në 24 orët e ardhshme.

Urdhri përfshin gjithashtu të gjithë stafin e OKB-së dhe ata të strehuar në objektet e OKB-së që përfshijnë shkolla, qendra shëndetësore dhe klinika.

Kombet e Bashkuara e konsideruan të pamundur që një lëvizje e tillë të ndodhë pa pasoja shkatërruese humanitare.

Gilad Erdan, ambasadori i vendit në OKB, tha se Izraeli po jepte një paralajmërim të hershëm për banorët e Gazës dhe po përpiqej të “minimizonte dëmin ndaj atyre që nuk përfshiheshin” në operacionin e tij ushtarak kundër Hamasit.

Për shumë vite, OKB-ja ka mbyllur një sy ndaj armatimit të Hamasit dhe përdorimit të popullsisë civile dhe infrastrukturës civile në Rripin e Gazës si një vend ku fshihen armët dhe vrasjet e tijTani, në vend që të qëndrojë pranë Izraelit, qytetarët e të cilit u masakruan nga terroristët e Hamasit… ai i predikon Izraelit. Është më mirë që OKB-ja të fokusohet tani në kthimin e pengjeve, dënimin e Hamasit dhe mbështetjen e të drejtës së Izraelit për t’u mbrojtur“, tha Erdan.

Izraeli është duke u përgatitur për një ofensivë tokësore, duke mbledhur ushtarë, artileri të rëndë dhe tanke në kufirin e Gazës. Ajo ka nisur sulmet ajrore në Gaza që nga e shtuna pas sulmit të befasishëm të militantëve të Hamasit ndaj Izraelit.

Sakaq, Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një takim urgjent këtë të premte (13 tetor) në një format konsultimi të mbyllur. SHBA, Britania e Madhe, Kina, Rusia dhe Franca janë anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.