Lajme

Izraeli shpall sekretarin e përgjithshëm të OKB “persona non grata”, i ndalon hyrjen në vend

Izraeli ka shpallur Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres “persona non grata”, si dhe i ka ndaluar hyrjen në vend.

Sipas Izraelit, Guterres do të mbahet mend “si një njollë në historinë e OKB-së”. Duke shpallur vendimin në mediat sociale, ministri i jashtëm i Izraelit, Israel Katz tha se:

“Sot, unë e kam shpallur sekretarin e përgjithshëm të OKB-së António Guterres si persona non grata në Izrael dhe e kam ndaluar hyrjen në vend. Kushdo që nuk mund të dënojë pa mëdyshje sulmin e urryer të Iranit ndaj Izraelit, siç e ka bërë pothuajse çdo vend në botë, nuk e meriton të shkelë në tokën izraelite.

Ky është një sekretar i përgjithshëm që ende nuk ka denoncuar masakrën dhe mizoritë seksuale të kryera nga vrasësit e Hamasit më 7 tetor, as nuk ka udhëhequr ndonjë përpjekje për t’i shpallur ata një organizatë terroriste.

Një sekretar i përgjithshëm që u jep mbështetje terroristëve, përdhunuesve dhe vrasësve nga Hamasi, Hezbollahu, Houthis dhe tani Irani – anija mëmë e terrorit global – do të mbahet mend si një njollë në historinë e OKB-së.

Izraeli do të vazhdojë të mbrojë qytetarët e tij dhe të ruajë dinjitetin e tij kombëtar, me ose pa António Guterres”, deklaroi Ministri i jashtëm izraelit teksa shpalli vendimin.

Në tetor 2023, Guterres tha se “Kam dënuar pa mëdyshje aktet e tmerrshme dhe të paprecedentë të terrorit të 7 tetorit nga Hamasi në Izrael. Asgjë nuk mund të justifikojë vrasjen, plagosjen dhe rrëmbimin e qëllimshëm të civilëve – apo lëshimin e raketave kundër objektivave civile. Të gjithë pengjet duhet të trajtohen në mënyrë njerëzore dhe të lirohen menjëherë dhe pa kushte”.

Megjithatë, ai zemëroi izraelitët duke thënë në të njëjtin fjalim se është e rëndësishme të pranohet gjithashtu se sulmet nga Hamasi nuk ndodhën në vakum. Populli palestinez, theksoi ai, i është nënshtruar pushtimit mbytës për 56 vjet.

Guterres vijoi duke thënë se palestinezët “e kanë parë tokën e tyre të gllabëruar vazhdimisht nga vendbanimet dhe të rrënuar nga dhuna; ekonomia e tyre u mbyt; njerëzit e tyre të zhvendosur dhe shtëpitë e tyre të shkatërruara. Por ankesat e popullit palestinez nuk mund të justifikojnë sulmet e tmerrshme të Hamasit. Dhe këto sulme të tmerrshme nuk mund të justifikojnë ndëshkimin kolektiv të popullit palestinez”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Final Four” në RTSH, Federata Shqiptare e Futbollit zgjedh Szymon Marciniak për finalen e madhe

Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit ka qenë vetë Armand Duka që ka konfirmuar…

5 hours ago

“Final Four” në RTSH, Bërdariç për shortin: Në Shkodër duan titullin, me Dinamon nuk na kënaq barazimi!

Pak ditë pasi u ndeshën për të vendosur finalisten e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia dhe…

5 hours ago

Konflikt fizik midis disa personave, dëmtohet xhami i zyrës së një partie politike

Policia ka bërë të ditur se në zonën e “Ali Demit” ka pasur një konlfikt…

5 hours ago

PD deklaratë para Bashkisë Shkodër – Ted Kopliku: Ta kthejmë shtëpinë tonë dhe ta pastrojmë

Jam përpara jush, në emër të Partisë Demokratike, për të denoncuar skemat abuzive dhe gënjeshtrat…

6 hours ago

Shullani: Investime në arsim – Kandidati i PS- së kërkon votën për vijimësinë e tyre në Shkodër

Të nderuar banorë, Shkodra sot po përjeton investime të rëndësishmë në infrastrukturën arsimore dhe atë…

6 hours ago

Doshi: PSD, shtëpi e të gjithëve – Kreu i PSD- së vijon takimet elektorale, ndalesa e radhës në Korçë

Nga Korça, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi,  u shpreh se PSD është shtëpia…

6 hours ago