Izraeli shpëton dy pengje teksa sulmet ajrore godasin Rafahun
Izraeli ka kryer një operacion të forcave speciale që çoi në lirimin e dy pengjeve izraelitë në Rafah ndërsa godiste qytetin jugor.
Zyrtarët lokalë të shëndetësisë nga ministria e shëndetësisë e Gazës , e drejtuar nga Hamasi, thonë se sulmet ajrore herët të së hënës (12 shkurt) vranë 37 persona dhe plagosën dhjetëra tw tjerw. Bombardimi shkaktoi panik të gjerë në Rafah pasi njerëzit ishin në gjumë kur filluan. Disa kishin frikë se Izraeli kishte filluar ofensivën e tij tokësore në Rafah.
Aeroplanë, tanke dhe anije izraelite morën pjesë në sulme, me dy xhami dhe disa shtëpi të goditura, sipas banorëve.
Një operacion i përbashkët i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), Shërbimit të Sigurisë së Brendshme të Izraelit Shin Bet dhe Njësisë Speciale të Policisë në Rafah liruan 60-vjeçarin Fernando Simon Marman dhe 70 vjeçarin Louis Hare.
Dy burrat, të cilët u rrëmbyen nga Hamasi nga kibuci Nir Yitzhak gjatë sulmeve të 7 tetorit, u tha se ishin në gjendje të mirë dhe u dërguan në Kompleksin Mjekësor Tel Hashomer.
“Ishte një operacion shumë kompleks. Ne kemi punuar për një kohë të gjatë në këtë operacion. Ne prisnim kushtet e duhura.Pengjet po mbaheshin në katin e dytë të një ndërtese që u shpërtheu me një ngarkesë shpërthyese gjatë bastisjes, ku pati shkëmbime të forta armësh me ndërtesat përreth”, tha zëdhënësi ushtarak izraelit, nënkoloneli Richard Hecht.