Ministria e shëndetësisë në Gaza, e cila kontrollohet nga Hamasi, ka deklaruar se sulmet ajrore izraelite të mëngjesit të së enjtes (14 dhjetor) vranë të paktën 19 persona.
Gjatë ditëve të fundit ka pasur shenja në rritje të mosmarrëveshjes midis Izraelit dhe aleatit të tij më të ngushtë, SHBA-së, përpara vizitës së këshilltarit të sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Suillivan.
Këtë javë, presidenti Xho Bajden (Joe Biden) fajësoi “bombardimin pa dallim” të Gazës nga Izraeli për humbjen e mbështetjes globale për luftën e tij ndaj Hamasit.
Përpara udhëtimit të tij, Sullivan u citua të thoshte se ai do të diskutonte një plan kohor për t’i dhënë fund luftës dhe do t’u kërkonte udhëheqësve izraelitë që “të kalojnë në një fazë tjetër nga lloji i operacioneve me intensitet të lartë që shihen sot”.
Duke reaguar ndaj thirrjeve në rritje ndërkombëtare për një armëpushim, kryeministri izraelit, Benjamin Netanjah, u tha ushtarëve në Gaza se Izraeli do të shkojë deri në fund pavarësisht presioneve ndërkombëtare.
“Ne po vazhdojmë derisa Hamasi të asgjësohet… Asgjë nuk do të na ndalojë. Izraeli do të shkojë deri në fund, drejt fitores pavarësisht presioneve ndërkombëtare“, tha ai.
Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…
Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…
Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…
Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…
17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës. Neuropsikiatri…
Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…
This website uses cookies.