Izraeli sulm ajror në kampin e refugjatëve në Gaza, vriten 70 persona

ne Gaza 1

ne Gaza 1

70 persona janë vrarë në kampin e refugjatëve Al-Maghazi në qendër të rripit nga një sulm ajror izraelit. Lajmi është njoftuar nga Ministria e Shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamasi.

Dhjetëra persona të plagosur u dërguan me urgjencë nga Maghazi në spitalin e afërt Al-Aksa.

Sipas zëdhënësit të ministrisë Ashraf al-Qudra, një bllok banimi me popullsi të dendur u shkatërrua.

Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze thotë se sulmet ajrore “intensive” izraelite kanë çuar në mbylljen e rrugëve kryesore midis Maghazi dhe dy kampeve të tjera të refugjatëve, Al-Bureij dhe Al-Nuseirat, “duke penguar punën e ambulancave dhe ekipeve të shpëtimit”.

Ushtria izraelite tha se kishte marrë “raporte për një incident në kampin Maghazi”.

Pavarësisht sfidave të paraqitura nga terroristët e Hamasit që veprojnë brenda zonave civile në Gaza, IDF [Forcat e Mbrojtjes izraelite] është e përkushtuar ndaj ligjit ndërkombëtar, duke përfshirë marrjen e hapave të mundshëm për të minimizuar dëmin ndaj civilëve”, shtoi ai.

Sipas ministrisë së shëndetësisë, më shumë se 20,000 njerëz janë vrarë, kryesisht fëmijë dhe gra dhe 54,000 janë plagosur në Gaza që nga 7 tetori, kur Hamasi dhe grupet e tjera palestineze sulmuan Izraelin, duke vrarë 1200 njerëz dhe duke marrë rreth 240 pengje.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.