Izraeli, sulm tokësor në Gazë. BE thirrje për korridore humanitare

de3a95bc94064c5d981ed3768cb732d6

de3a95bc94064c5d981ed3768cb732d6

Gjatë së premtes, trupat tokësore të ushtrisë së Izraelit kryen një sulm të dytë kundër objektivave të Hamasit me avionë luftarakë dhe dronë, duke përfshirë zonat e lëshimit të raketave antitank, qendrat e komandës dhe kontrollit ushtarak, si dhe militantë të grupit palestinez.

Izraeli ka grumbulluar trupa jashtë Gazës që nga sulmi vdekjeprurës i Hamasit më 7 tetor, në të cilin rreth 1.400 njerëz u vranë dhe mbi 220 të tjerë u morën peng.

Ndërsa sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë mbi 7 mijë palestinezë kanë humbur jetën. 

Agjencia e OKB-së që ndihmon banorët palestinezë ka ngritur alarmin se një e treta e spitaleve dhe shumica e klinikave shëndetësore në Gazë janë mbyllur, ndërsa shtoi se 50 mijë gra janë shtatzënë dhe 5.500 prej tyre presin të lindin brenda muajit të ardhshëm.

Sipas agjencisë rreth 630 mijë persona janë zhvendosur brenda Gazës në strehimoret e saj.

Mbrëmjen e së enjtes, udhëheqësit e Bashkimit Evropian të mbledhur në samitin e Brukselit i bënë thirrje Izraelit për korridore humanitare dhe ndalim të bombardimeve në Gazë, që civilët palestinezë të mund të marrin ndihmat e nevojshme.

“Nuk ka asnjë përplasje mes solidaritetit ndaj Izraelit dhe nevojës së ndihmës humanitare për popullin e Gazës,” tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen (o. von der Leyen) në një konferencë për shtyp.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.