Categories: BotaLajme

Izraeli sulmon Gazën në tre fronte, OKB thotë se 40% e popullsisë palestineze rrezikohet nga uria

Trupat tokësore dhe ajrore izraelite kryen operacione kundër Hamasit në qytetin e Gazës, duke shkatërruar infrastrukturën e përdorur nga grupi militant, thanë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit. Ushtria tha se ka shkatërruan infrastrukturën e Hamasit brenda një ndërtese, ndërsa shtoi se një vend lëshimi raketash antitank ku ndodheshin militantët u godit nga Forcat Ajrore izraelite në koordinim me ato tokësore.

Zëdhënësja e kryeministrit Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli do të vazhdojë të kërkojë çdo rrugë për të siguruar lirimin e pengjeve “Vetë ekzistenca e Hamasit është një kërcënim për mënyrën e jetesës së Izraelit. Ne do të vazhdojmë të eksplorojmë çdo rrugë për të siguruar lirimin e pengjeve dhe shpërbërjen e këtij regjimi terrorist,”.

 Zëdhënësja theksoi se Izraeli nuk dëshiron të nisë një luftë me Hezbollahun, por mbetet i vendosur për të zhdukur çdo kërcënim në veri të vendit. Në frontin diplomatik, ku po rritet presioni ndaj Izraelit, presidenti francez, Emmanuel Macron kërkoi kryeministrit Netanjahu, që të punohet drejt një armëpushimi afatgjatë, me ndihmën e partnerëve rajonalë dhe atyre ndërkombëtarë. Ndërkohë agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë thotë se 40% e popullsisë së Gazës tani është në rrezik nga uria. Në një postim në mediat sociale kjo agjenci ngre alarmin se Gaza po përballet me krizën e urisë. “40% e popullsisë është në rrezik urie.

Kemi nevojë për më shumë ndihmë. E vetmja shpresë e mbetur është një armëpushim humanitar.” -shkroi  Ndërsa shtoi se çdo ditë është një luftë për mbijetesë për gjetjen e ushqimit dhe të ujit. Sipas shifrave të ministrisë së shëndetësisë të Gazës numri i viktimave kaloi mbi 21 mijë, ku shumica e tyre janë, gra, fëmijë dhe të moshuar.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Deri në 500 bashki në Ballkanin Perëndimor do të përfitojnë Wi-Fi publik falas

 Deri në 500 bashki nga i gjithë Ballkani Perëndimor do të përfitojnë Wi-Fi publik falas.…

4 hours ago

Manastirliu: Kredi me interes zero për blerje banese për 90 mësues, afati për aplikim deri më 9 prill

Për të dytin vit radhazi mësuesit do të mbështeten me kredi me 0% interes për…

4 hours ago

Shuk Gurakuqi, ish ministri i Financave i dënuar nga regjimi komunist në burgun e Burrelit

 Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me gjethe” përkujtoi sot intelektualin, financierin, ish-ministrin e shtetit shqiptar,…

4 hours ago

Presidenti Pellegrini: Pa rajonin, BE s’është e plotë. Begaj: Sllovakia, avokate e fortë e jona në procesin integrues

Integrimi europian i Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimi i Bashkimit Evropian ka qenë në fokus të…

4 hours ago

Mish qengji i pjekur në kos – Sekretet e recetës me shije fantastike

Përgatitja e Mishit të Pjekur të Qengjit në Kos 1 kg mish qengji 1 një…

5 hours ago

Andrea Berta, drejtori i ri sportiv i Arsenalit

Vendimi dihej prej disa ditësh, por në këto orë do të mbërrijë edhe njoftimi zyrtar:…

5 hours ago

This website uses cookies.