Izraeli sulmon Libanin, godet bankat e Hezbollahut

Izraeli ka kryer më shumë sulme ajrore në Bejrut dhe Libanin jugor, përfshi këtu degët e shoqërisë së bankës Al-Qard Al-Hassan. Shpërthime u dëgjuan në lagjen Dahieh të Bejrutit jugor, një zonë e kontrolluar nga Hezbollahu, si dhe në Luginën Bekaa dhe Libanin jugor. Nga shpërthimet janë shkaktuar dëme dhe viktima, ndonëse ende nuk është bërë me dije numri i saktë i tyre.

Ushtria izraelite më herët paralajmëroi sulmin gjatë natës në më shumë se 20 zona në Liban, duke përfshirë 14 në kryeqytetin Bejrut.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) gjithashtu thanë se do të synonin bankat dhe infrastrukturën tjetër financiare që mbështesin Hezbollahun.

Në një deklaratë të lëshuar mbrëmjen e së dielës, zëdhënësi i IDF-së, admin Daniel Hagari paralajmëroi se “kushdo që ndodhet pranë vendeve të përdorura për financimin e aktiviteteve terroriste të Hezbollahut duhet të largohet menjëherë nga këto vende”.

Ne do të godasim disa objektiva në orët e ardhshme dhe objektiva shtesë gjatë natës. Në ditët në vijim, ne do të zbulojmë se si Irani financon aktivitetet terroriste të Hezbollahut duke përdorur institucionet civile, shoqatat dhe OJQ-të që veprojnë si fronte për terrorizmin”, tha ai.

Izraeli akuzon shoqatën se ka dërguar para iraniane te grupi për të financuar blerjen dhe ruajtjen e armëve dhe për të paguar pagat e anëtarëve të saj. Institucioni ka qenë nën sanksionet e SHBA-së që nga viti 2007 dhe akuzohet nga zyrtarët amerikanë se është një mbulesë e Hezbollahut për të menaxhuar aktivitetet e tij financiare.

Ndërkohë, Hezbollah tha se kishte lëshuar më shumë raketa drejt Izraelit të dielën, duke synuar bazat ushtarake.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.