Lajme

Izraeli sulmon sërish në veri të Gazës, vriten 34 persona

Një sulm ajror izraelit në një bllok banimi pesë-katësh në Beit Lahia në Gazën veriore i ka marrë jetën të paktën 34 personave.

Agjencia lokale e mbrojtjes civile bëri me dije se shumë nga viktimat janë gra dhe fëmijë, ndërsa dyshohet se dhjetëra të tjerë kanë mbetur nën rrënoja.

Ushtria izraelite tha se kishte goditur objektivat e militantëve në Gazën veriore, duke përfshirë Beit Lahia, në një përpjekje për të ndaluar Hamasin nga rigrupimi.

Ndërkaq, në Gazën qendrore, tre sulme të veçanta në kampet e refugjatëve vranë 15 persona, ndërsa pesë të tjerë u vranë në një sulm izraelit me dron në Rafah në jug.

“Shanset për të shpëtuar më shumë të plagosur po zvogëlohen për shkak të të shtënave të vazhdueshme dhe granatimeve të artilerisë,” tha zëdhënësi i mbrojtjes civile Mahmud Bassal.

Ushtria izraelite tha se ofensiva e saj në Gazën veriore, e cila filloi në Jabalia dhe u zgjerua në Beit Lahia, përbëhej nga disa sulme gjatë natës mbi ato që i quajti “objektivat terroriste në zonë”.

Ajo shtoi në një deklaratë se “ka pasur përpjekje të vazhdueshme për evakuimin e popullatës civile nga zona aktive e luftës”.

Por shumë banorë vendas nuk duan të largohen nga shtëpitë e tyre.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Inter-Barcelona, rekord të ardhurash nga “San Siro”

Inter-Barcelona do të jetë një ngjarje historike jo vetëm në fushë, por edhe në bilance.…

15 minutes ago

Precedentët, Bajerni festoi titullin nga “divani” për herë të katërt në histori

Ditën e djeshme Bajerni festoi titullin e 34-rt në histori, por ky triumf nuk u…

32 minutes ago

“Final Four” për vajza, nesër hidhet shorti i gjysmëfinaleve

Vllaznia, Gramshi, Apolonia dhe Partizani janë katër ekipet që do të luajnë në “Final 4”,…

38 minutes ago

“Shkodra Elektronike” zhvillon provën e parë në Basel, gati për skenën e madhe në Zvicër

Grupi përfaqësues i Shqipërisë në Eurovision 2025, “Shkodra Elektronike”, është ngjitur për herë të parë…

47 minutes ago

Një libër për adoleshentët – “Labirint në tru” për sfidat e rinisë në Bibliotekën Publike “Marin Barleti”

Në ambientet e bibliotekës “Marin Barleti” në Shkodër u promovua libri “Labirint në tru” i…

1 hour ago

Turistët e huaj të dashuruar me Shkodrën – “Jemi të mahnitur nga bukuria natyrore e qytetit”

Shkodra po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një nga destinacionet më të preferuara për…

1 hour ago