Izraeli sulmon shkollën e OKB-së në Gaza, vriten mbi 20 persona
Një sulm ajror izraelit në një shkollë të OKB-së të mbushur me qindra njerëz të zhvendosur në Gazën qendrore ka vrarë më shumë se 20 persona.
Një avion luftarak izraelit qëlloi dy raketa në klasat në katin e fundit të shkollës në kampin e refugjatëve Nuseirat.
Zyra mediatike e Hamasit tha se të paktën 27 persona u vranë dhe akuzoi Izraelin për kryerjen e një “masakre të tmerrshme”.
Drejtori i zyrës së mediave të Hamasit, Ismail al-Thaëabta, hodhi poshtë pretendimet e Izraelit se shkolla e OKB-së kishte fshehur një post komandimi të Hamasit.
“Okupimi përdor … histori të rreme të fabrikuara për të justifikuar krimin brutal që kreu kundër dhjetëra njerëzve të zhvendosur”, tha ai.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se avionët kishin kryer një “sulm të saktë në një kompleks të Hamasit të ngulitur brenda një shkolle të UNRËA në zonën e Nuseirat”.
Deklarata e IDF tha se kishte “eliminuar” “terroristët” e Hamasit dhe Xhihadit Islamik që morën pjesë në sulmin e 7 tetorit në jug të Izraelit, kur rreth 1200 njerëz u vranë dhe 251 të tjerë u morën peng.
Të paktën 36,580 njerëz janë vrarë në Gaza që atëherë, sipas ministrisë së shëndetësisë të territorit të Hamasit.
IDF tha se kishte ndërmarrë hapa përpara sulmit ajror për të “ulur rrezikun e dëmtimit të civilëve të papërfshirë”.