Izraeli tërheq trupat, palestinezët nisin të kthehen në qytetin e shkatërruar të Khan Younis

Ndërsa lufta hyn në muajin e saj të shtatë, palestinezët po fillojnë gradualisht të kthehen në shtëpitë e tyre në Khan Younis, në Gazën jugore.

Mijëra individë të zhvendosur janë kthyer në shtëpitë e tyre në Khan Younis, qyteti i dytë më i madh në Rripin e Gazës, pas tërheqjes së forcave izraelite nga qyteti.

Ndërsa kthehen ata përpallen me ndërtesa të shumta  që janë kthyer në rrënoja, makinat të djegura buzë rrugës dhe një shkatërrim të gjerë të rrugëve dhe infrastrukturës.

Tërheqja e trupave nga Khan Younis vjen pasi Izraeli përballet me presionin ndërkombëtar në rritje për të de-përshkallëzuar konfliktin.

Bisedimet që u mbajtën një ditë më parë në Kajro për një armëpushim në Rripin e Gazës që përfshin misione nga Izraeli, Katari dhe SHBA mbeten të bllokuara, sipas një zyrtari të Hamasit.

“Nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin në lidhje me pushtimin dhe për këtë arsye, nuk ka asgjë të re në bisedimet në Kajro”, tha zyrtari i Hamasit

Ndërsa një burim egjiptian tha se ishte bërë përparim në negociatat indirekte në Kajro për një armëpushim në Rripin e Gazës, pasi palët e përfshira arritën një marrëveshje për çështjet në diskutim edhe pse kryeministri izraelit Benjamin Netanajhu e përjashtoi sërish mundësinë e marrëveshjes  pa kthimin e pengjeve./BBC

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.