Izraeli thotë se nuk po i sulmon civilët në Gaza
Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Jonathan Conricus, dha një përditësim mbi konfliktin në të cilin ai mohoi se Izraeli po synonte civilët në Gaza.
“Ne godasim Hamasin, godasim infrastrukturën e tyre dhe po gjuajmë komandantët e tyre”, tha ai. “Në mënyrë kategorike ne nuk po përpiqemi të godasim civilët.”
Megjithatë ai tha se metodat tradicionale të tilla si “trokitja e çatisë” për të paralajmëruar civilët që të evakuojnë ndërtesat e synuara nuk mund të përdoren gjithmonë “për arsye të dukshme”. Ai gjithashtu mohoi përgjegjësinë izraelite për një sulm ndaj një kolone civile të evakuuarve të premten, në të cilën vdiqën rreth 70 njerëz.
Ai tha se asnjë raport i mediave për ekzekutimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi nuk ishte konfirmuar.