Izraeli vijon sulmet ndaj Rripit të Gazës
Të paktën 67 palestinezë u vranë nga sulmet izraelite ndaj Gazës gjatë natës që lamë pas. Viktima u shënuan edhe në zonat ku civilëve iu ishte thënë se mund të strehoheshin.
Organizata mjekët pa kufi bëri të ditur të mërkurën se d persona u vranë kur një vendstrehim ku ndodhej stafi i saj në rripin e Gazës u godit gjatë një operacion izraelit.
Të paktën dy anëtarë të familjeve të kolegëve tanë janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur. Jemi të tmerruar nga kjo që ndodhi, u shpreh organizata në një postim në mediat sociale.
Sipas ministrisë së shëndetësisë së enklavës të paktën 29.313 persona janë vrarë dhe 69.333 të tjerë janë plagosur në territorin palestinez gjatë luftës mes militantëve të hamasit dhe izraelit. Organizata Mjekët Pa Kufi bëri të ditur të mërkurën se disa persona u vranë kur një vendstrehim ku ndodhej stafi i saj në rripin e gazës u godit gjatë një operacion izraelit.
Të paktën dy anëtarë të familjeve të kolegëve tanë janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur. Jemi të tmerruar nga kjo që ndodhi, u shpreh organizata në një postim në mediat sociale. Programi botëror për ushqimin, një agjenci e OKB-së, ndërkohë ka njoftuar se ka ndërprerë dorëzimin e ndihmave në veri të Gazës.
Kjo, si pasojë e incidenteve të shënuara gjatë ditëve të shkuara, kur automjetet e agjencisë nuk mundën të dorëzonin ndihmat me ushqime siç ishte planifikuar, për shkak të prishjes së rendit civil, ku një kamion u grabit dhe shoferi u bë subjekt i dhunës. Kjo ndërprerje e furnizimeve me ushqimeve vjen pasi OKB raportoi se një në gjashtë fëmijë të moshës nën vjeç në Gaza vuanin nga kequshqyerja akute.