Izraeli zgjat operacionet në Gazën jugore, OKB: 150 mijë njerëz s’kanë ku të shkojnë
Trupat e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë zgjeruar operacionet në zonën e Khan Younis në Gazën jugore.
“Në disa angazhime të ndryshme, trupat e IDF eliminuan dhjetëra terroristë duke përdorur sulme ajrore dhe zjarr me snajper dhe tank” ,tha ushtria izraelite.
IDF tha se trupat e saj filluan çmontimin e infrastrukturës së Hamasit në Khan Younis të enjten.
Agjencia e OKB-së për Ndihmë dhe Punë (UNRËA) tha në një postim në X të enjten se mbi 150 mijë njerëz nuk kanë ku të shkojnë pasi IDF paralajmëroi banorët në shumë pjesë të Gazës qendrore se ata duhet të largohen urgjentisht.
“Urdhri i evakuimit nga autoritetet izraelite të Gazës së mesme shkakton zhvendosje të vazhdueshme të detyruar. Mbi 150 mijë njerëz – fëmijë të vegjël, gra që mbajnë foshnja, njerëz me aftësi të kufizuara dhe të moshuar – nuk kanë ku të shkojnë”, shpjegon UNRËA.
Në fillim të kësaj jave, shefi i shtabit të përgjithshëm të IDF-së, Herzi Halevi tha se lufta kundër Hamasit do të vazhdojë edhe për shumë muaj të tjerë dhe se IDF-ja po i përqendron përpjekjet e saj në Rripin jugor të Gazës.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi në Gaza, numri i njerëzve të vrarë në Gaza që nga fillimi i operacioneve ushtarake izraelite më 7 tetor është 21,320, me 55,603 të tjerë të plagosur.